Pogba cak i sulmeve raciste pas penalltisë – Manchester Unitedi del me deklaratë

Pogba cak i sulmeve raciste pas penalltisë – Manchester Unitedi del me deklaratë

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, është bërë futbollisti i tretë brenda javës që është abuzuar në baza racore në rrjetet sociale pasi e humbi një penallti.

Francezi 26-vjeçar, Paul Pogba, e humbi një penallti gjatë pjesës së dytë të barazimit 1:1 të Manchester Unitedit kundër Wolves të hënën.

Të dielën, sulmuesi i Reading, Rakou Meite, reagoi ashpër ndaj thirrjeve racistë që u bënë drejt tij në rrjetet sociale, pasi e humbi një gjuajtje nga pika e penalltisë.

Javën e kaluar, Chelsea reagoi kundër postimeve raciste në drejtim të Tammy Abraham, i cili humbi penallti në gjuajtjet e penalltive kundër Liverpoolit në Super Kupën e UEFA-s.

Shumë tifozë vërejtën postime me të njëjtat thirrje raciste edhe të hënën në mbrëmje, këtë herë të drejtim të Pogbas – i cili e fitoi penalltinë që s’arriti ta shndërrojë në gol – pak kohë pas përfundimit të ndeshjes në Molineux.


Pogba humbi penallti, me ç’rast filloi të abuzohej në rrjete sociale

Rreth këtyre incidenteve Manchester Unitedi ka dalur me deklaratë, ku thuhet se të gjithë janë të neveritur nga sulmet raciste që iu bënë Pogbas.

“Të gjithë te Manchester Unitedi janë të neveritur nga sulmet në baza racore që u bënë në drejtim të Paul Pogbas mbrëmë, dhe ne i dënojmë ato”.

“Individit që bënë këto komente nuk përfaqësojnë vlerat e klubit tonë të mrekullueshëm dhe është inkurajues fakti se shumica e tifozëve tanë po e ndëshkojnë këtë veprim në rrjetet soicale”.

“Manchester Unitedi ka zero tolerancë ndaj çfarëdo forme të racizmit apo diskiriminimit dhe angazhohet që të bëjë kampanjë kundër saj përmes iniciativës #AllRedAllEqual”, thuhet në komunikatë.

“Do të punojmë që të identifiokojmë ata që u përfshinë në këto incidente dhe të ndërmarrim masat më të ashpra që kemi në dispoziicon. Ne po ashtu inkurajojmë kompanitë e rrjeteve sociale të marrin masa ndaj këtyre rasteve”, thuhet në njoftim të klubit.

Në rregullat e Twitterit thuhet se masa merren ndaj “sjelljeve që kanë cak individët me gjuhë dhe sjellje urrejtjeje”.

Shoqata kundër racizmit “Kick It Out”, në një raport të bërë publik në korrik zbuloi se abuzimet në abza racore shënuan ngritje për 43 për qind në sezonin 2018/19 – nga 192 raste në 274. /Insporti.com/