Polica konfiskoi sasi armësh në një shtëpi në Podujevë

Polica konfiskoi sasi armësh në një shtëpi në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në shtëpinë e një personi të dyshuar janë gjetur një pushkë AK-47, 89 fishekë, 8 gëzhoja, 1 karikator, 3 krehër të pushkës gjysme-automatike, 105 fishekë të pistoletës, një zollë dore dhe një granatë e mortajës.

Sipas policisë, personi të gjitha këto armë i posedonte pa leje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Obranqë të komunës së Podujevës, raporton Insajderi.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar, dhe pasi është intervistuar, me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com

Foto arkiv