Vrasje në Auckland

Polici qëllohet për vdekje – një tjetër i lënduar rëndë

Hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë në Zelandën e Re, ka qenë para më shumë se 10 vjetësh.

Polici qëllohet për vdekje – një tjetër i lënduar rëndë

Një polic është qëlluar për vdekje derisa po kryente një patrullim rutinë në Auckland të Zelandës së RE.

Ndërsa një polic tjetër ishte lënduar rëndë.

Personi që qëlloi me armë është parë duke ikur nga vendi i ngjarjes me një makinë, por ende nuk është njoftuar nëse është kapur.

Por, rreth katër orë pas të shtënave vdekjeprurëse, policia e armatosur ka bastisur një shtëpi dhe ka arrestuar dy persona që mund të kenë lidhje me rastin dhe kanë sekuestruar një armë zjarri.

Policia në Zelandën e Re, kryesisht nuk mbajnë armë dhe është shumë rast i rrallë që një oficer të qëllohet.

Sipas policisë, hera e fundit kur kishte ndodhur është maj i viti 2009, kur pak a shumë në situatë të njëjtë, ishte qëlluar një polic në një qytet tjetër./Insajderi.com

An armed officer at the scene of the shooting