Policia: Aktivisti i VV-së ishte në kërkim prej vitit të kaluar

Policia: Aktivisti i VV-së ishte në kërkim prej vitit të kaluar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media lidhur me arrestimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në kufirin Kosovë-Shqipëri, ka thënë se ai  ka qënë në listën e ndalimit që nga nëntori i vitit 2015.

“Me datën 02.09.2016 rreth orës 01:30 gjatë regjistrimit në dalje të Shtetasit të RKS-së me iniciale F. F. i lindur më (1981) në Lipjan, i njëjti ka rezultuar pozitiv në listën e ndalimit që nga data 02.11.2015, respektivisht sipas rastit të regjistruar ka qenë në kërkim nga hetuesia që nga ajo kohë dhe sipas procedurave ligjore ai i është dorëzuar njësisë përkatëse të hetimeve rajonale në Prishtinë për procedura të mëtejme ligjore”, shkruan në komunikatën e policisë.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka thënë se aktivisti i tyre Fatmir Fetahu ishte arrestuar pa urdhërarrest.

“Ai ishte duka kaluar kufirin së bashku me familjen për të shkuar në pushime në Shqipëri dhe arrestimi i tij u bë pa u dhënë asnjë arsye”, njoftonte VV-ja. /Insajderi.com