fbpx

Policia arreston të dyshuarin për sulmin e tretë në Londër

Policia arreston të dyshuarin për sulmin e tretë në Londër

Të shtëna armësh janë dëgjuar në Vauxhall, vendi ku ka ndodhur incidenti i tretë në Londrës.

The Sun ka publikuar një fotografi ku shihet policia britanike teksa e arreston të dyshuarin e sulmit.

Ai është i veshur me të zeza dhe dyshohet se ka qenë i armatosur me thikë. Stacioni në Vauxhall është pak më larg se 1 kilometër nga Ura e Londrës ku ka ndodhur sulmi i parë, ku një furgon ka hyrë në mesin e këmbësorëve.

Më pas u raportua për sulmin e dytë që ndodhi disa metra larg urës.

Ende nuk ka asnjë informacion nëse këto incidente kanë qenë të koordinuara dhe nëse janë sulme terroriste./Insajderi.com