Policia arreston katër persona

Policia arreston katër persona

Policia e Gjakovës është penguar nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që ta kryejë detyrën.

“Ju njoftojmë se sot më datë 20.11.2020 rreth orës 19:20 një qytetar ka raportuar se në rrugën “Beqir Efendi Baraku” është e pakalueshme pasi që ka disa automjete të parkuara ilegalisht. Është dërguar një patrullë e cila ka filluar të marrë masa ndaj kundërvajtësve”.

“Në ato momente kanë nisur që të dalin qytetarët që janë pronarë të automjeteve të cilët edhe pas disa vërejtjeve policore që të mos i pengojnë policët gjatë kryerjes së detyrës ata kanë filluar t’i pengojnë policët që të jenë efikas në kryerjen e detyrës”, tha, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj për KlanKosovën.

Ai ka thënë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona.

“Patrulla ka kërkuar asistencë ku në atë drejtim janë nisur edhe patrullat tjera pasi që patrulla ka raportuar që është një numër i madh i qytetarëve. Më të arritur të gjitha këto patrulla kanë arritur që ta vendosin situatën nën kontroll dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar për pengim. Gjatë arrestimit njëri nga të arrestuarit ka rezistuar ku policia ka përdorur forcën proporcionale që ta arrestojë këtë person”. /Insajderi.com