Policia arreston një person për krime kibernetike në Gjilan

Policia arreston një person për krime kibernetike në Gjilan

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale të krimeve kibernetike.

Sipas policisë gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë konfiskuar, një veturë VW Pasat 3C, 23 kartela bankare të ndryshme, një sony Play station, tre USB, një shtëpizë kompjuterike, dy telefona celularë, tri SIM kartela si dhe dokumente dhe fletë-dërgesa bankare.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjilanit, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com