Policia deklarohet për rastin në Fushë Kosovë ku dy burra e fusin me dhunë një grua në veturë

Policia deklarohet për rastin në Fushë Kosovë ku dy burra e fusin me dhunë një grua në veturë

Policia e Kosovës është duke punuar për ta zbardhur të vërtetën e rastit në Fushë Kosovë, ku një grua shihej teksa futej në një veturë e kapur me forcë nga dy burra.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Momentalisht me institucionet kompetente jemi duke punuar për ta sqaruar çdo rrethanë që lidhet me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

VIDEO: 

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, dy burra e kanë futur me dhunë një grua në veturë.

Në videon të cilën e ka siguruar Insajderi, shihet një grua teksa ndërhyn gjatë konfliktit verbal në mes dy burrave, e më pas ata e futin me forcë në veturë. /Insajderi.com