Policia e drejtuar nga komandanti me të kaluar të dyshimtë dështon ta kap sulmuesin e gruas rome

Policia e drejtuar nga komandanti me të kaluar të dyshimtë dështon ta kap sulmuesin e gruas rome

Policia në Ferizaj, dështon në identifikimin e sulmuesit të gruas rome.

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga sulmi, dhe publikimi i fotografive dhe videot neper media dhe rrjete sociale, policia në Ferizaj, ende nuk e ka identifikuar sulmuesin i cili shihet çartë në këto pamje.

Insajderi, ka kontaktuar me Mehmet Alihajdini nga Policia në Rajonin e Ferizajt, i cili ka thënë se ende po presin rezultatet nga tereni për identifikimin e sulmuesit.

“Është njësiti i hetimeve edhe të stacionit edhe të regjionit të cilët janë në teren dhe po presim rezultatet e tyre. Nuk e dimë ende, po shpresojmë që menjëherë e marrim por për momentin nuk e dimë kush është”, ka thënë Alihajdini për Insajderin.

Stacioni policor në Ferizaj drejtohet nga Emin Beqiri, i cili ishte i përfshirë në një rast të mbylljes së hetimeve. Si ish-drejtor i Krimeve Ekonomike, Beqiri ishte shpallur i fajshëm nga Gjykata Themelore për keqpërdorim të pozitës zyrtare, por Gjykata e Apelit e kishte hedhur poshtë këtë aktakuzë.

Ambasadori Britanik, Ruairi O’Conell para disa ditësh tha se e ka të pamundur të insistoj te ivestitorët britanikë të cilët duan të investojnë në Ferizaj, pasi thotë se nuk mund tu thotë se do i mbrojë një komandant policie që ka qene i përfshirë në keqpërdorim të pozitës.

O’Conell, kishte thënë se: “Çka tu them investitorëve kur njerëz si Emin beqiri udhëheqin Policinë.

Pas sulmit në Lipjan para dy ditësh, ky është sulmi i dytë ndaj gruas rome e cila u bë pre e medieve dhe rrjeteve sociale që kinse ajo po grabitë fëmijë, lajm i cili doli të jetë i rremë pas konfirmimit të policisë. Edhe pse, tashmë është thënë se gruaja do të mbrohet nga shteti, pa u bërë dy ditë ndodhi e kundërta dhe gruaja u sulmua përsëri. / Insajderi.com

 

O’Connell: Shteti është kapur – çka t’u them investitorëve kur njerëz si Emin Beqiri udhëheqin Policinë