Policia e konfirmon që vetura e Morena Tarakut është e vjedhur

Policia e konfirmon që vetura e Morena Tarakut është e vjedhur

Policia e  Kosovës e ka konfirmuar se vetura “Bentley” e konfiskuar e Morena Taraku është raportuar si e vjedhur në Gjermani.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajoni e Prishtinës, Baki Kelani, i cili ka thënë se vetura e konfiskuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë”, ka thënë Kelani për Insajderin.

“Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit” është shprehur tutje ai.

Veturën “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re duke i ikur pagesës së doganës.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

Ndërsa  Morena Taraku, nuk ka shpenzuar asnjë cent për veturën luksoze.

Sipas asaj që merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet e sigurta brenda Doganës së Kosovës, Morena Taraku, kishte përfituar veturën luksoze me kushtin e vetëm që kompaninë ta reklamonte në Instagramin e saj.

Taraku do të duhej ta reklamonte për 10 vite në Instagramin e saj kompaninë prej nga e kishte marrë veturën.

Por përkundër ‘pazarit’ të favorshëm që Taraku kishte përfituar këtë veturë luksoze asaj i është sekuestruar gjatë ditës së sotme veturën./ Insajderi.com