Policia e Kosovës arreston personin e kërkuar

Policia e Kosovës arreston personin e kërkuar

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se është arrestuar personi i cili ishte në kërkim nga njësitet policore.

Ai po akuzohet për veprën penale “grabitje”, njofton Insajderi.

Ai kishte tentuar te ikte nga Policia me veturën Ford Fokus, por njësitet janë vënë pas tij për të arritur me sukses ta arrestonin.

“Njësiti për Reagim tё Shpejtё (NJRSH), nё rrugën ‘Nexhip Basha’ nё Pejё, ka ndaluar veturën Ford Fokus me targa vendore, me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikë me vrap. Zyrtarët policorë janë vёnё nё ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapin. I dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi dhe menjëherë është arrestuar”, thuhet në njoftimin nga policia.

Ai edhe më parë ishte dënuar me burg për të njëjtën vepër. /Insajderi.com