Policia e Kosovës dhe DEA amerikane arrestojnë 10 persona

Policia e Kosovës dhe DEA amerikane arrestojnë 10 persona

Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka arrestuar në të dy vendet dhjetë  persona të dyshuar si dhe ka konfiskuar armë e prova tjera materiale.

Hetimet për këtë operacion janë zhvilluar gjatë tre muajve, në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët amerikan në mënyrë paralele në të dyja vendet, me c`rast dy operacione janë realizuar në rajonin e Pejës dhe një në New York.

Operacioni i parë është realizuar me 18 qershor ndërsa i dyti me 27 qershor gjashtë së cilave u arrestuan katër persona në Kosovë dhe gjashtë në NewYork si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale.

Të arrestuar në Kosovë janë: A. K.(1988), M. D. (1987), D. P. (1994), D. M. (1989)

Kurse armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara janë: 15 armë automatike, 120 fishekë, 1 anti-tank (zolla), 1 pistoletë, 1 pushkë ajrore, 63000 €, 2 vetura dhe 4 telefona celuarë.

Me urdhër të prokurorisë kompetente personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore. /Insajderi.com