Policia e Kosovës jep detaje për zjarrin tek banesat e Royallit në Prishtinë

Policia e Kosovës jep detaje për zjarrin tek banesat e Royallit në Prishtinë

Dy njehsor elektrik, kanë përfshirë nga zjarri në rrugën B në Prishtinë që ka shqetësuar shumë banorë të asaj zone.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës, për rajonin e Prishtinës ka thënë se shkaktar për zjarrin ka qenë dy njehsor elektrik. Ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka rrezik të mëtejmë.

“Dy njehsor elektrik janë përfshire nga zjarri. Policia dhe  zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka rrezik të mëtejme”, ka thënë Borovci për Insajderin.

Disa banorë të asaj zone në Rrugën “Muharrem Fejza” e kanë paraqitur gjendjen si alarmante për Insajderin. Kishin thënë se shumë banorë kanë dalë jashtë objektit.

Njëri prej tyre ka dërguar një video ku shihet zjarri i ndezur.