Policia e Kosovës jep detaje rreth operacionit të realizuar sot në 11 lokacione

Policia e Kosovës jep detaje rreth operacionit të realizuar sot në 11 lokacione

Nënkoloneli, Rexhep Fetahu nga Drejtoria kundër krimit të organizuar në Policinë e Kosovës ka dhënë detaje rreth një operacioni të realizuar sot në 11 lokacione, për veprat penale “fajdeja” “detyrimi” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar.

Fetahu gjatë konferencën së jashtëzakonshme të PK-së, ka thënë se pas kontrollimit të këtyre lokacioneve janë arrestuar 5 persona ndërsa 2 janë në arrati, shkruan Insajderi.

“Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në Policinë e Kosovës, në bazën e hetimve të krimit të organizuar në përgjithësi e veçanërisht tek vepra penale, fajde dhe detyrime sot me datën 20 ka ndërmarrur operacionin e koduar, rastin të cilin janë dyshuar pesë të dyshimtë janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet përkatëse të dyshuarve të rastit në fjalë”, ka deklaruar Fetahu përcjell Insajderi.

Gjatë realizimit të këtij operacioni Fetahu ka bërë të ditur se janë sekuestruar 16 mijë euro, pesë vetura, laptop, dy armë, 12 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 4 shtëpiza të kompjuterit si dhe aparate të lojërave të fatit.

“Si prova materiale në këtë rast janë konfiskuar si prova materiale edhe prova të tjera kemi sekuestrimin e 16 mijë eurove, kemi pesë vetura, laptop dhe mjete tjera me të cilat janë kryer veprat penale në fjalë.

Dy armë, 12 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 4 shtëpiza kompjuteri, aparate të lojërave të fatit sepse këta përveç që janë marrë me fajde kanë kryer edhe vepra të tjera”, ka thënë ai.

Gjatë bastisjes së këtyre lokacioneve ai ka thënë se janë sekuestruar edhe dokumente të cilat, persona në fjalë i kanë përdorur për t;i kryer veprat penale.

Nënkolonel Fetahu ka bërë të ditur se të dyshuarit në fjalë janë në mbajtje për 48 orë, sipas urdhëresës së prokurorit të rastit. Tutje ai ka theksuar se Policia e Kosovës do të vazhdojmë me hetimet deri në zbardhjen e rastit./ Insajderi.com