Policia e Kosovës konfiskon mbi 32 kilogramë substancë narkotike, arreston një person të dyshuar

Policia e Kosovës konfiskon mbi 32 kilogramë substancë narkotike, arreston një person të dyshuar

Policia e Kosovës gjatë  një operacioni  të zhvilluar sot në magjistralen Graqanicë-Gjilan saktësisht në fshatin Kishnicë, ka konfiskuar një sasi të narkotikëve.

Policia në një komunikatë për media ka thënë se pas mbledhjes së provave dhe hetimeve  në këtë lokacion personi i cili tashmë është arrestuar, ka bërë trafikimi të narkotikëve.

Sipas komunikatës së policisë gjatë kontrollit të automjetet të personit me iniciale A.H mashkull shqiptar  i lindur me 1986 u janë gjetur  5 thasë më lëndë narkotike të llojit marihuanë. Të cilat kanë qenë të ndara në 30 paketime me peshë 32.3 kilogramë.

“Pas konsultimit me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Merdare të Podujevës, ku gjatë kontrollit janë gjetur edhe  3 thasë të plastikës të mbështjellë me ngjitës, ku në brendësi është gjetur marihuanë me peshë 3.2 gramë si dhe një qese me fara të llojit kanabis sativa, me peshë 53.7 gramë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pas konsultim me prokurorin kujdestar të krimeve të rënda  i dyshuari dërgohet në mbajtje.