Policia e Kosovës sekuestron 60 kg narkotikë

Policia e Kosovës sekuestron 60 kg narkotikë

Policia e Kosovës ka sekuestruar 60 kilogram lëndë narkotike dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për blerje, posedim e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Arrestimi i tyre ka ndodhur të dielën ne Han të Elezit ku të dyshuarit janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substancë narkotike.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë Sh. H (viti i lindjes 1967) S. H (1986) dhe  R. Sh (1989) – që të tre meshkuj nga Kosova.

Personat e dyshuar kishin në posedim katër (4) automjete, prej tyre një kombi në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar rreth (60) kilogram substancë e dyshuar se është marihuanë./Insajderi.com