Policia e Kosovës vendos shenja të trafikut për kontrollimin e shpejtësisë

Policia e Kosovës vendos shenja të trafikut për kontrollimin e shpejtësisë

Policia e Kosovës ka fillur që ta realizojë pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikur për kontrollin e shpejtësisë me radar.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, kanë filluar ta realizojnë pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut, në mënyrë që të paralajmrojnë shoferët për kontrollin e shpejtësisë me radar nga njësitë policore të trafikut.

‘Vendosja e këtyre shenjave fillimisht është realizuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në rrugët Gjilan – Prishtinë  dhe Gjilan – Ferizaj, ku pas përfundimit të pilot projektit do të bëhen vlerësime profesionale për efektin e këtij projekti në vetëdijesimin e pjesëmarrësve dhe reduktimin e kundërvajtjeve apo aksidenteve në trafik, pastaj do të vazhdohet edhe në rrugët tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës’, thuhet në komunikatën e policisë për media.

Ata kanë thënë se shenja është e dizajnuar në atë mënyrë që të duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.