Policia e pengon një vjedhje në Pejë

Policia e pengon një vjedhje në Pejë

Disa persona kanë tentuar të vjedhin dy televizorë në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas Policisë së Kosovës personat kanë ikur nga vendi i ngjarjes pa arritur të vjedhin televizorët, pasi Policia e Kosovës ka intervenuar shpejtë.

Por, pas një pune intensive, Policia ka arritur ta identifikojë një person dhe e ka arrestuar atë.

Aksioni po vazhdon edhe më tutje. /Insajderi.com/