Policia e Shqipërisë po paralajmëron për një lojë të re të rrezikshme virtuale që quhet “Jonathan Galindo”

Policia e Shqipërisë po paralajmëron për një lojë të re të rrezikshme virtuale që quhet “Jonathan Galindo”

Loja ”Jonathan Galindo” apo “Cursed Goofy” është shumë e ngjajshme me disa lojëra të tjera virtuale si “Balena Blu” dhe “Momo”.

Jonathan Galindo ose Cursed Goofy është inspiruar nga filmi i famshëm vizatimor Micky Mouse. Përdoruesi kryesisht është anonim dhe u dërgon mesazhe grave dhe fëmijëve duke i pyetur nëse duan të luajnë një lojë me sfida për 50 ditë. Edhe rregullat e kësaj loje dhe sfidat janë të ngjajshme me ato që u bënë publike lidhje me lojën “Balena Blu”. Edhe përfundimi I kësaj loje mund të të qojë në vetvrasje.

Në njoftimin e policisë thuhet se një nga mënyrat për të i shtyrë njerëzit të vazhdojnë lojën është kërcënimi që në të kundërt informatat e tyre private do të publikohen.

“Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t’i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes. Po ashtu, për sqarim të opinionit publik, pamja e përdorur nuk është pamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë e kësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm për qëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyre llogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën në vitet 2012-2013”, thuhet në këtë njoftim.

Personazhi “Jonathan Galindo” aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale “TikTok”, në vjeshtën e vitit 2019.

Ky profil ka llogari të shumta të ngjashme në pothuajse të gjitha rrjetet sociale, TikTok, Twitter, Instagram, Discord etj.

Bazuar në të dhënat e policisë, mosha më e rrezikuar është 10 deri në 18 vjeç.

Disa prej mënyrave që janë vërejtur në qasjen e kësaj loje karshi fëmijëve po i listojmë më poshtë, edhepse deri më tash policia e Shqipërisë nuk ka evidentuar asnjë rast të tillë në Republikën e Shqipërisë.

Fëmijët marrin mesazhe apo postime nga “Jonathan Galindo”, i cili është një njeri që e ka fytyrën të lyer si personazhi “Micky Mouse” ose si qen;

Marrin ose referohen në #f57, #f40 ose #ImaWhale;

Ndryshime ekstreme në zakonet e tyre të të ngrënit apo të gjumit;

Përdorimi i veshjeve të gjata që mbulojnë mirë pjesët e trupit me qëllim që të fshihen vetëdëmtimet trupore;

Fotografimi i veprimeve apo aktiviteteve të ndryshme dhe dërgimi në llogari të rrjeteve sociale që prindërit nuk i njohin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit./Insajderi.com