Policia e ushtria në Suharekë – Një person tashmë i vdekur kishte groposur diçka gjatë luftës

Policia e ushtria në Suharekë – Një person tashmë i vdekur kishte groposur diçka gjatë luftës

Një person në fshatin Dubravë të Suharekës mbrëmë ka vendosur ta njoftojë Policinë për një gjë të pazakontë.

Ai raportoi në Polici se babai i tij i ndjerë i kishte groposur në livadh tri granata dore dhe disa fishekë të automatikut AK47 gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Insajderi.

Policia dhe ushtria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me ndihmë të FSK-së janë asgjësuar dy granata dore dhe 140 fishekë, njofton Policia. /Insajderi.com