Policia gjatë operacioneve me dron identifikon një plantacion tjetër me kanabis

Policia gjatë operacioneve me dron identifikon një plantacion tjetër me kanabis

Policia gjatë planit operativ “Kontroll nga ajri” përmes dronit ka arritur të identifikojë një plantacion me rreth 250 bimë të mbjellura që dyshohen të jenë kanabis sativa.

“Gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra. Pas identifikimit të lokacionit  janë njoftuar njësitë përkatëse policore të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Insajderi.

“Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, dhe me autorizimin e tij bimët narkotike janë grumbulluar dhe në prezencë të njësive të antidrogës janë asgjësuar (djegur), përderisa nga njësia e Krim Teknikës së Policisë sipas procedurave janë marr mostrat”./GazetaInsajderi/