Policia gjen në Prizren një person të lënduar rëndë

Policia gjen në Prizren një person të lënduar rëndë

Mbrëmë rreth orës 22:40 policia e Kosovës në Prizren ka gjetur një person të lënduar rëndë në rrugën “De Rada”.

Sipas policisë dyshohet se viktima lëndimet ka marr pas një përleshje me tre persona. Ku një i dyshuar është arrestuar dhe është ndalur në mbajtje mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia njofton se policët kanë thirr në emergjencë për bartjen e të lënduarit mirëpo nga rrjedhja e shumtë e gjakut, viktima është dërguar me automjet të policisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. /Insajderi.com