Policia gjen një armë në kontejnerë – dyshohet se u përdor në vrasje

Policia gjen një armë në kontejnerë – dyshohet se u përdor në vrasje

Njësitet policore dhe ekipet e Forenzikës kanë kontrolluar disa kontejnerë afër vendit të ngjarjes ku ndodhi sot vrasja në lagjen ‘Dardani’ të Prishtinës, njofton Insajderi.

Brenda njërës prej tyre policia ka gjetur një armë, e cila dyshohet se është përdorur në krim, raporton KK.

Një person është vrarë sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ndërsa bëhet e ditur se viktima edhe dorasi janë me nënshtetësi turke.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur brenda një makine, ku edhe viktima edbe dorasi ishin duke lëvizur në rrugën ku ka ndodhur vrasja.

I dyshuari i cili është në arrati, sipas policisë ka shtënë nga prapa.

Marka e veturës në të cilën është kryer vrasja është “Audi A3” me ngjyrë të kuqe. /Insajderi.com