Policia ka arritur të identifikojë personat që e kanë sulmuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, para dy ditëve në Skenderaj.

Policia identifikon personat që sulmuan me vezë Kurtin në Skenderaj

Kurti po mbante një tubim elektoral në këtë komune, por atje i është dashur mbrojtja nga Njësia Speciale e Kosovës.

Pas intervistimit të të dyshuarve nga ana e policisë, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Skenderaj 01.02.2021 – 18:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është fyer dhe sulmuar me gjësende nga disa persona. Njësia policore ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Albin Kurti para dy ditëve vizitoi komunën e Skenderaj, ku atë e sulmua me gurë dhe vezë. /Insajderi.com