fbpx

Policia indoneziane ka pranuar se e ka përdorur gjarprin për torturim të papuanëve

Policia indoneziane ka pranuar se pjesëtarët e saj i kanë terrorizuar papuanët me gjarpër të gjallë pasi është paraqitur në internet video xhirimi në të cilin shihet se si një burrë bërtet nga frika derisa hetuesi i tij qeshet.

Policia indoneziane ka pranuar se e ka përdorur gjarprin për torturim të papuanëve

Edhe pse policia e pjesës lindore të Indonezisë ka kërkuar falje, ajo është përpjekur të arsyetojë sjelljen e pjesëtarëve të saj, duke pretenduar se gjarpri nuk ka qenë helmues dhe se hetuesit nuk janë përcaktuar për rrahje të burrit të dyshuar për vjedhje.

Në xhirimin i cili zgjatë një minutë e 20 sekonda shihet një gjarpër ngjyrë kafe e mbyllët, i gjatë së paku dy metra, i pështjellur rreth qafës dhe belit të dyshuarit i cili ishte i lidhur me pranga, derisa polici e shtynë kokën e gjarprit në fytyrë të burrit i cili bëhet histerik.

Duket se policët gjatë kësaj kohe e pyesin të dyshuarin se sa herë ka vjedhur telefona mobilë.

Policia ka kumtuar se pjesëtarët e saj të cilët kanë marrë pjesë në këtë incident janë dërguar në trajnim etik dhe janë transferuar nëpër lokacione tjera.

Përfaqësuesja e të drejtave të njeriut Veronica Koman tregon se ky nuk është rasti vetëm i torturimit të këtij lloji, ajo ka pretenduar se një anëtarë i Komitetit Kombëtar i Papauas Perëndimore e cila pretendon pavarësi nga Indonezia, Sem Lokon është futur në qeli bashkë me një gjarpër, por edhe është rrahur pas arrestimit në janar./Insajderi.com.