Policia japin detaje për gjetjen e dy-vjeçarit nga Malisheva që humbi dje

Policia japin detaje për gjetjen e dy-vjeçarit nga Malisheva që humbi dje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e dy vjeçarit që ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme në Malishevë, njofton Insajderi.

Pëmres një komunikate për media, PK ka njoftuar se fëmija i lindur më 2018, ishte larguar nga shtëpia dhe kishte hyrë në malin që gjendet afër shtëpisë në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës.

‘Me qëllim të zbulimit të vendndodhjes së fëmijës, stacioni policor Malishevë menjëherë ka organizuar operacionin për kërkim-shpëtim, ku janë angazhuar Komandanti i Stacionit Policor të Malishevës, Zëvendësdrejtori rajonal, Shefi i Operativës Rajonale DRP-Gjakovë, patrullat policore nga Stacioni, NJRKRR si dhe operatorë të NJRSH, njësiti policor me qen (K-9)”.

“Po ashtu në operacion janë angazhuar Ekipi për Kërkim Shpëtim nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ekipi për kërkim shpëtim nga Zjarrfikësit komunal, si dhe kanë dal në vend ngjarje edhe Nënkryetari i komunës dhe Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim nga KK-Malishevë si dhe banorët e shumtë të fshatit Tërpezë dhe fshatrave tjera së bashku me grupin e vullnetarëve janë vënë në kërkim të  fëmijës të humbur”.

Policia njofton se fëmija është gjetur në zonën malore në distancë rreth 600 metra larg shtëpisë dhe menjëherë iu është ofruar ndihma e parë nga ekipi i QKMF-së në Malishevë, të cilët kanë qenë të angazhuar në operacion dhe i njëjti i shoqëruar nga prindërit është dërguar në QKMF për ekzaminim mjekësorë. Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile, ndërsa pas kontrollit mjekësorë fëmija është liruar për  në shtëpi.

“Duhet të ceket se bashkëpunimi dhe koordinimi profesional ndërmjet institucioneve gjatë këtij operacioni ka bërë që kërkimi-shpëtimi të rezulton me sukses, poashtu rendësi të veçantë në këtë operacion ka pasur angazhimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve dhe grupeve të vullnetarëve  me udhëheqësit institucional të operacionit, gjë për të cilën u jemi falënderues dhe mirënjohës për angazhimin e treguar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Insajderi.com