Policia jep detaj për arrestimin e zyrtarëve që u kapën duke marrë ryshfet për patentë shofer

Policia jep detaj për arrestimin e zyrtarëve që u kapën duke marrë ryshfet për patentë shofer

Policia e Kosovës, njofton se dje gjatë ditës në Prishtinë, ka arrestuar dy persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Bëhet fjalë për dy të dyshuarit të cilët kanë marr ryshfet me qëllim që kandidatët për patentë shofer të kalojnë testin teorik.

Të dyshuarit kanë vepruar në bashkëpunim, njëri si ndërmjetësues i ka pranuar të hollat kurse tjetri në cilësinë e ekzaminerit që ndihmon gjatë procesit të provimit teorik duke i treguar përgjigjët e sakta.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit ankueses femër K/Shqiptare ia kanë kërkuar dhe marrë një shumë parash me qëllim të kryerjes së një shërbimi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me pas, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com

Policia e Kosovës arreston zyrtarin që ua tregonte kandidatëve përgjigjet në testin e patent shoferit