Policia jep detaje për aksidenti në Fushë Kosovë

Policia jep detaje për aksidenti në Fushë Kosovë

Katër persona janë lënduar para pak çastesh, në aksidentin që ndodhi në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë se Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, në aksident janë përfshirë tri automjete.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, në tretman mjekësorë deri tani kanë kërkuar 4 persona. Me rastin po merret Njësiti i trafikut.