Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi nënkryetari i Prizrenit

Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi nënkryetari i Prizrenit

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit Eshref Memaj është aksidentuar mëngjesin e ditës së sotme, ku nga ky aksident i lënduar ka mbetur një person që po udhëtonte me të, raporton Insajderi.

Vesel Gashi nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar rastin për Insajderin, ku në këtë aksident ai ka thënë se janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Ka deklaruar se gjendja shëndetësore e nënkryetarit Memaj është e mirë dhe se nuk është raportuar se ka pësuar lëndime, por Gashi ka thënë se lëndime nga ky aksident ka pësuar një udhëtar që ishte duke udhëtuar me nënkryetarin e komunës së Prizrenit.

“Si pasoj e mos respektimit të rregullave të komunikacionet në magjistrale Zhur – Prizren ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion si pasoj një udhëtar ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor ai është liruar”.

“Nuk ka të arrestuar për këtë rast, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe sipas raportit ai nuk ka pësuar lëndime trupore, por lëndime ka pësuar një bashkudhëtar i tij”, ka deklaruar Gashi./Insajderi.com

Aksidentohet nënkryetari i Prizrenit