Policia jep detaje për aksidentin në Dollc të Klinës – një person i lënduar

Policia jep detaje për aksidentin në Dollc të Klinës – një person i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë, i cili tha se viktima ka marrë lëndime të lehta trupore.

Ai tutje njoftoi se në këtë aksident trafiku kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 8:12, Stacioni i Policisë në Klinë ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Dollc. Një person ka marrë lëndime të lehta trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira tre vetura”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com

Aksident i rëndë në Dollc të Klinës (Foto)