Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë

Para disa minutash disa vetura janë përfshirë në një aksident në dalje të Fushë Kosovës, drejtimi për në Sllatinë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Policia ka njoftuar se për shkak të aksidentit në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë është janë krijuar kolona të gjata.

“Ka ndodhur aksident me lëndime, policia po merret me rastin. Komunikacioni është bllokuar pasi aksidenti ka ndodhur në dalje. Polica ende nuk ka detaje vetëm se ka kërkuar një auto ambulancë. Ende nuk dihet sa janë të lënduar dhe sa vetura janë përfshirë në aksident”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.