Policia jep detaje për aksidentin në Lipjan ku mbetën të lënduar 12 persona

Policia jep detaje për aksidentin në Lipjan ku mbetën të lënduar 12 persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Lipjan, ku mbeten të lënduar 12 persona, shkruan Insajderi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Gracë e Vjetër të kësaj komune.

Fsh. Gracë e vjetër, Lipjan, 08.05.2021-15:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 12 persona kosovar. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmoi dje (e shtunë) zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas policisë, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe me pas janë liruar në shtëpi.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 12 persona kosovar. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com