Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 18:00, në fshatin Gllamnik të Podujevës, në një aksident trafiku ka vdekur një person (këmbësor).
Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra kamionetë e tipit Ford dhe tjetra BMË duke e goditur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve.
Lidhur me këtë aksident ngasësi i kamionetës B. B 22 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Kurse dyja automjetet e përfshira në aksident janë konfiskuar nga ana e policisë.
Ndërsa trupi i viktimës A. M. mashkull, 28 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.