Sot rreth orës 14:22 në fshatin në Llugë të Podujevës ka ndodhur një vetëaksident trafiku.
Policia e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi duke thënë se si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur katër persona.
“Policia ka bërë vendshikimin, kurse personat e lënduar janë marrë nga ekipi mjekësor”, thuhet nga njoftimi policor./Insajderi.com/