Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë mes disa veturave ka ndodhur pak më herët në Prishtinë, në rrugën mbi Qendrën Klinike Universitare.

Policia e Kosovës e ka treguar për Insajderin rastin në fjalë.

Sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse për medie, në aksident janë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 18:20, në lagjen e Spitalit, ne Prishtine,  ka ndodhe një aksident trafiku në mes të tri veturave në levizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime  trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Insajderi/

Fotot e aksidentit i gjeni në tekst:

Aksident i rëndë në Prishtinë, përfshihen disa vetura