Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi në Veternik

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi në Veternik

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në lagjen Veternik në Prishtinë. Të aksidentuarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vetura është vetaksidentuar, si rrjedhojë e një tentim – tejkalimi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. Me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut.