Forca speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion në veri të vendit me ç’rast janë arrestuar dy persona. Rastin p�" />

Policia jep detaje për aksionin e ROSU-s në Veri të Mitrovicës

Policia jep detaje për aksionin e ROSU-s në Veri të Mitrovicës

Forca speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion në veri të vendit me ç’rast janë arrestuar dy persona.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Mund të konfirmojme se sot ne orët e hershme te mengjesit, ne Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së z. O. Ivanovic. Ky operacion policor është realizuar në bazë te urdhëreses për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshire në urdher kontroll, perderisa i dyshuari tjeter po ashtu pjesetar policor m/k/s mbetet ne kerkim. Gjate operacionit policor eshte arrestuar edhe nje person tjeter i dyshuar tek i cili eshte gjetur nje arme. Ne kete operacion jane gjetur dhe konfiskuar edhe dy arme te tjera dhe municion. Per detaje tjera do te njoftoheni ne vijim” , ka thënë Kelani për Insajderin.