Policia jep detaje për bastisjen në shtëpinë e Sabit Gecit

Policia jep detaje për bastisjen në shtëpinë e Sabit Gecit

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e tyre thuhet se operacioni ka të bëjë me luftimin e krimit të organizuar dhe fajdeve.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar,  bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore  të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor krysisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes. Pas përfundimit të operacionit pilicor do të ju informojmë me detajet tjera”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Insajderin.