Policia jep detaje për grabitjen e bankës në Fushë-Kosovë

Policia jep detaje për grabitjen e bankës në Fushë-Kosovë

Në mëngjesin e sotëm u raportua për një grabitje të një bankë në rrugën “Nënë Tereza” në qytetin e Fushë-Kosovës.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe deri më tash policia ka informata se kjo grabitje është realizuar nga persona të dyshuar të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

“Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e armës (duke shtënë në ajër) ,  janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Deri tani policia ka arrit të sekuestroj një motor, që dyshohet se është përdorur prej të  dyshuarve, për tu larguar nga vendi i ngjarjes. I njëjti po ekzaminohet nga njësitet përkatëse. /Insajderi.com