Policia jep detaje për mjetin që u gjet tek ‘Kodra e Trimave’

Policia jep detaje për mjetin që u gjet tek ‘Kodra e Trimave’

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mjeti i dyshuar tek ”Kodra e Trimave” u gjet nga një mashkull shqiptar, i cili ishte duke punuar me eskavator.

”Ai ishte duke punuar me eskavator (gërmuar) ne rrugën e Carralevës në trotuar në thellësi të trotuarit rreth 30 centimetra”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia rajonale e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Sipas njësisë që ka qenë në vendin e ngjarjes mjeti i dyshuar është i vjetër dhe nuk dihet kalibri por është në formë të predhës.

Nga vendi i ngjarjes njësia e deminimit është larguar rreth orës 11.50 ndërsa rasti mbetet nën hetime të mëtejme.