Policia jep detaje për personin e zhdukur nga Presheva

Policia jep detaje për personin e zhdukur nga Presheva

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25 mars një person është zhdukur. Ai është qytetar i Preshevës ndërsa policia ka njoftuar se rastin e ka raportuar gruaja e personit në fjalë. Rasti është ende nën hetime

Siç ka kuptuar Gazeta Insajderi përmes burimeve, ky person nuk figuron në karantinat ku serbët i mbajnë personat që e kalojnë ilegalisht kufirin.

Burimi i ka thënë Insajderit se për këtë rast janë të njoftuara edhe organet e KFOR-it.

“Shtabi i situatave të Jashtëzakonshme në Preshevë kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbi të dhëna për të zhdukurin mirëpo, sipas të dhëna të ministrisë të Serbisë, ai nuk ka hyrë në Serbi”, ka thënë ky burim për Insajderin./Insajderi.com/