Policia jep detaje për personin që u hodh nga kati i gjashtë i ndërtesës në Gjakovë

Policia jep detaje për personin që u hodh nga kati i gjashtë i ndërtesës në Gjakovë

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e 51 vjeçarit i cili është hedhur nga kati i gjashtë të një ndërtese në Gjakove.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj, ka dhënë detaje për Insajderin në lidhje me këtë rast.

“Sot në ora 06:03 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu në vend ngjarje kanë dal edhe ekipi i Emergjencës nga spitali rajonal, Isa Grezda” të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit”.

“Viktima është F . P i lindur në vitin 1966, shqiptar/kosovar nga Gjakova”, ka thënë Beqiraj për Insajderin.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë./Insajderi.com