Policia jep detaje për plagosjen e 2 personave nga zyrtari policor në Dragash

Policia jep detaje për plagosjen e 2 personave nga zyrtari policor në Dragash

Dy qytetarë janë plagosur të enjten në Dragrash rreth orës 16:00. Plagosja ka ardhur nga një zyrtar policor pas një mosmarrëveshje mes tyre, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin, për çka thotë se të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Nga kjo përleshje janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar njëri prej tyre zyrtar policor pasi që pas një përleshje fizike, zyrtari policor ka përdorur armën me ç’rast i ka plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spitalin e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë “, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Insajderi.com