Policia jep detaje për rastin kur vajza nga Ferizaji u dërgua e vdekur nga disa persona

Policia jep detaje për rastin kur vajza nga Ferizaji u dërgua e vdekur nga disa persona

Të dielën u raportua se disa persona kanë dërguar të vdekur një vajzë në Spitalin Rajonal të Ferizajt për të ikur nga vendi i ngjarjes. Njëri nga ta është kapur nga Policia.

Ndërsa tjetri është në kërkim nga organet e rendit, pasi identifikimi i tyre është bërë.

Policia përmes një komunikate për media ka dhënë detajet në lidhje me rastin.

“Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje”.

Po ashtu thuhet se i arrestuar është A.S 32 vjeç e duke u kërkuar është edhe D.K, 29 vjeç.

“Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”.

Vajza e ndjerë sipas policisë është e moshës 18 vjeçare me inicialet M.O.

“Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”.

Rasti po cilësohet si “Vrasje e rëndë” dhe mbetet në procedurë të mëtejme hetimore. /Insajderi.com