Policia jep detaje për rrahjen e gazetarit nga Endrit Shala

Policia jep detaje për rrahjen e gazetarit nga Endrit Shala

Endrit Shala kishte goditur në fytyrë mbrëmë gazetarin e Indeksonline i cili ishte duke raportuar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në orët e mbrëmjes një person ka raportuar se është sulmuar nga një person tjetër në QKUK, në Prishtinë.

“QKUK, Prishtinë 17.12.2019, në orët e mbrëmjes, viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në njoftim.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes kurse viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Sipas policisë, në bashkëpunim dhe koordinim  me IPK-në dhe prokurorinë do të merren veprime tjera lidhur me rastin. /Insajderi.com