Policia jep detaje për shtëpinë e përfshirë nga zjarri sot në Prishtinë

Policia jep detaje për shtëpinë e përfshirë nga zjarri sot në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përfshirjen e një shtëpie nga zjarri sot në mëngjes në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se për fat të mirë nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Në ora 4:30 kemi pranuar informatën për zjarr në rrugën “Kajtaz Ramadani”, saktësisht në një shtëpi. Nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti është hapur shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Ahmeti.