Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj punëtorëve shëndetësorë në QKUK

Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj punëtorëve shëndetësorë në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e sulmit fizik që ka ndodhur të premten ndaj një infermiereje dhe një anesteziologu në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, një familjar i një pacienti të shtrirë në këtë klinikë i ka kanosur dhe sulmuar të njëjtit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Dy viktima femër dhe mashkull kosovar infermiere dhe anesteziolog, kanë raportuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK. I dyshuari është larguar në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com