Policia jep detaje për vdekjen e personit të pestë në aksidentin në Ferizaj

Policia jep detaje për vdekjen e personit të pestë në aksidentin në Ferizaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e anëtarit të pestë të familjes që u aksidentua javë më parë në Koshare të Ferizajt, njofton Insajderi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se gruaja e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

E mbijetuara e vetme në veturën ku vdiqën katër anëtarë të familjes në vendin e ngjarjes, ka ndërruar jetë në repartin Intensiv ku ishte duke u trajtuar nga data 6 qershor.

“Fsh. Koshare, Ferizaj, 06.06.2021-15:37. Nga Qendra Emergjente e QKUK-së në Prishtinë jemi njoftuar se personi i gjinisë femërore e lënduar në aksidentin e trafikut me fatalitet që nga data  06.06.2021 që ka qenë duke u trajtuar në repartin Intensiv ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com