Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Liqenin e Radoniqit

Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Liqenin e Radoniqit

I riu nga Deçanit, Azgon Selmonaj, ka vdekur gjatë ditës së djeshme tragjikisht në Liqenin e Radoniqit, njofton Insajderi.

Lidhur me vdekjen e tij është deklaruar edhe Policia e Kosovës, të cilët në njoftimin 24 orësh të tyre thonë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në QKMF nga dëshmitarët e rastit.

Siç bëhet e ditur nga PK, Selmonaj është gjetur i vdekur rreth orës 18:00 të pasdites, ndërsa dëshmitarët e kanë nxjerrë nga uji i liqenit dhe i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, por nuk ka reaguar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Liqeni i Radoniqit 02.08.2020 – 17:46.Nga dëshmitarët është dërguar në QKMF viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve, ata e kishin nxjerr nga uji i liqenit dhe i kishin dhënë ndihmën e parë mjekësore. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com/