Policia jep detaje për vdekjen e tre personave që ranë në lum me veturë

Policia jep detaje për vdekjen e tre personave që ranë në lum me veturë

Policia dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin me fatalitet të ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Raqë të Gjakovës, ku vdiqën tre persona, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së, një veturë me targa të Shqipërisë ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka rënë në lum.

Sipas policisë, viktimat ishin dy kosovarë dhe një grua shtetase e Shqipërisë.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.

“Fsh. Raqë, Gjakovë, 17.04.2021 – 07:38. Është raportuar se një veturë me targa të Shqipërisë ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit tre personat që gjendeshin në veturë kanë vdekur. Personat janë: dy meshkuj kosovarë dhe një femër Shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com